Zyrtarët e Iranit dhe Malit të Zi theksojnë nxitjen e bashkëpunimit dypalësh
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81989-zyrtarët_e_iranit_dhe_malit_të_zi_theksojnë_nxitjen_e_bashkëpunimit_dypalësh
Zyrtarët kryesorë të tregut të kapitaleve të Iranit dhe Malit të Zi në një takim të shtunën në Podgoricë nënvizuan promovimin e bashkëpunimit dypalësh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2018 16:14 Europe/Tirane
  • Zyrtarët e Iranit dhe Malit të Zi theksojnë nxitjen e bashkëpunimit dypalësh

Zyrtarët kryesorë të tregut të kapitaleve të Iranit dhe Malit të Zi në një takim të shtunën në Podgoricë nënvizuan promovimin e bashkëpunimit dypalësh.

"Zbatimi i dokumentit të bashkëpunimit të vitit 2001 midis Iranit dhe Malit të Zi do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet e tregjeve të kapitaleve të të dy vendeve", tha Shapur Mohammadi, Shef i Organizatës së Bursës dhe Shkëmbimit të Kapitaleve të Iranit (SEO). Ai e bëri këtë deklaratë në një takim me Zoran Gjikanović, president i Autoritetit të Bursës në Malin e Zi. Ndërkohë, Gjikanoviq, nga ana e tij, tha se tani është koha e mirë për të zbatuar dokumentin e bashkëpunimit të vitit 2001 për krijimin e fondeve të përbashkëta të investimit. Të dyja palët nënshkruan edhe marrëveshjen për krijimin e Fondit të Përbashkët të Projekteve mes Iranit dhe Malit të Zi.