Ruhani: Amerika duke shkelur zotimet ndërkombëtare, ka pësuar disfatë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Amerika nga aspekti juridik dhe politik dhe duke shkelur zotimet e veta ndërkombëtare, ka pësuar disfatë.
Z. Hasan Ruhani të dielën në ceremoninë e fillimit të vitit shkollor në universitete të Iranit, ka shpjeguar qëllimet e drejtuesve të Shtëpisë së Bardhë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe ka thënë: "Amerikanët për të arritur qëllimin e tyre final për t'i hequr legjitimitetin sistemit shtetëror të Republikës Islamike, së pari kanë filluar me luftën psikologjike dhe në vazhdim kanë hyrë në luftën ekonomike me Iranin".
Ruhani duke theksuar se Republika Islamike dhe populli i Iranit me unitet, solidaritet dhe bashkim, do t'i tejkalojnë të gjitha komplotet e armiqve, shtoi: "Donald Trump, presidenti i Amerikës, është munduar ta shfrytëzojë KS të OKB të kryesuar nga ai për ta goditur Iranin dhe për të konfirmuar politikat e paligjshme të tij kundër Republikës Islamike të Iranit, mirëpo të gjithë 14 anëtarët e tjerë të KS të OKB kanë mirëpritur dhe mbështetur marrëveshjen bërthamore".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar faktin se në historinë e Amerikës nuk ka ekzistuar ndonjë administratë më armiqësore ndaj Republikës Islamike të Iranit se sa administrata aktuale, theksoi: "Presidenti i Amerikës përkundër vendimeve të miratuara nga KS i OKB, ka dalë nga një traktat të shumanshëm ndërkombëtar".
Presidenti iranian në vazhdim tha se nga aspekti i politikës së jashtme, me padyshim se Irani është fitues në këtë ngjarje dhe askush nuk ka dyshim në lidhje me këtë çështje dhe të gjithë e dinë se Amerika nga aspekti juridik, politik dhe duke shkelur zotimet ndërkombëtare, ka pësuar disfatë të padyshimtë.