Ruhani: Irani dëshiron siguri të plotë dhe paqe në Gjirin Persik
(last modified Tue, 16 Oct 2018 17:57:30 GMT )
Tetor 16, 2018 19:57 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani dëshiron siguri të plotë dhe paqe në Gjirin Persik

Presidenti iranian Hasan Ruhani theksoi se Republika Islamike e Iranit kërkon krijimin e sigurisë së plotë dhe paqes në rajonin e ndjeshëm të Gjirit Persik.

"Ndërhyrja e vendeve të tjera në punët e brendshme të vendeve fqinj nuk është e pranueshme," tha Ruhani të martën në një takim me ambasadorin e ri të Katarit në Teheran, Mohammed bin Hamad Al Haxhri. Ai shtoi se zyrtarët e Katarit po menaxhojnë me kujdes çështjet e vendit, duke theksuar se "askush nuk ka të drejtë të marrë vendime për popullin dhe qeverinë e Katarit". Presidenti iranian tha gjithashtu se të dy vendet janë të vendosur të zgjerojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat dhe shtoi se lidhjet më të ngushta midis Teheranit dhe Dohës u shërbejnë interesave të dy vendeve dhe rajonit. Ambasadori i Katarit, i cili i paraqiti kredencialet e tij presidentit iranian, tha se Doha do të bënte përpjekje serioze për të thelluar marrëdhëniet me Teheranin dhe për t'i shërbyer interesave të të dy vendeve.

 

Tags