Vritet projektuesi i sulmit terrorist në qytetin Ahvaz
Zyra për informim publik e gardës revolucionare të Iranit, njoftoi vrasjen e Abu Dhaha, projektuesi i sulmit të fundit terrorist në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit.
Personi në fjalë është vrarë në një operacion blic të kryer nga rezistenca në provincën Diale të Irakut. Sipas njoftimi të gardës revolucionare, operacioni i zbulimit dhe bllokimit të forcave të rezistencës në provincën Diale ka nisur ditën e martë dhe pas rrethimit të vendstrehimit, projektuesi i sulmit terrorist në qytetin Ahvaz, Abu Dhaha së bashku me 4 terroristë të tjerë janë vrarë. Në sulmin terrorist të 22 shtatorit në qytetin Ahvaz të Iranit, sulm që u krye në kohën e organizimit të një parade ushtarake, terroristët kanë shtënë me armë zjarri ndaj civilëve duke martirizuar 25 dhe plagosur 60 iranianë të tjerë.