Kamalvandi: Irani në pritje të veprimeve konkrete nga ana e Evropës
Zv/drejtori i përgjithshëm i AEAI ( Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit) për çështjet ndërkombëtare ka thënë se në rast se nuk plotësohen interesat e Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, vazhdimi i procesit për zbatimin e angazhimeve në këtë marrëveshje është e pakuptimtë.
Behruz Kamalvandi, Zv/drejtori i përgjithshëm i AEAI, në takimin që pati me Antaia Linderca drejtor politik i ministrisë së jashtme të Gjermanisë që ndodhet për një vizitë në Teheran tha: duke marrë parasysh kufizimet kohore dhe shtimin e presioneve ekonomike, Irani pret nga Evropa që të ndërmarrë hapa të shpejtë lidhur me rrugëzgjidhjen për tu përballur me sanksionet e njëanshme të Amerikës. Drejtori politik i ministrisë së jashtme të Gjermanisë pasi ka falënderuar Iranin për qëndrimin në marrëveshjen bërthamore dhe zbatimin e zotimeve të tij ka thënë: duke qenë se të tilla raste janë të reja në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, Evropa po krijon të shpikë metoda për tu përballur me sanksionet ndërkombëtare të Amerikës dhe shumë shpejt ajo do të arrijë në rezultatin përfundimtar. Drejtori politik i ministrisë së jashtme të Gjermanisë, në krye të një delegacioni të lartë ndodhet për një vizitë në Teheran. Ai është takuar me Sejed Abas Eragçi zv/ministri i jashtëm politik i Iranit me të cilin diskutoi për çështje dypalëshe dhe ndërkombëtare dhe për nevojën e përballjes me sanksionet e jashtëligjshme të Amerikës pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore.