Baidinezhad: Marrëdhëniet ekonomike të Iranit me Anglinë janë strategjike
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër ka thënë se marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare të Iranit dhe Britanisë së madhe janë strategjike.
I pranishëm në takimin mbi perspektivën dhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare të Iranit dhe Anglisë në Londër, ambasadori Hamid Baidinezhad tha se marrëdhëniet mes dy vendeve gjithmonë kanë qenë tradicionale por kësaj here ato kanë marrë rëndësi politike dhe strategjike. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër vuri në dukje se BE dhe tre vendet evropiane po inkurajojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunim tregtar me Iranin dhe përfaqësuesi i lartë politik i Evropës në Teheran po analizon rrugën e lidhjeve financiare dhe bankare me Iranin. Baidinezhad, rikujtoi procesin e negociatave për marrëveshjen bërthamore dhe theksoi rolin e Jack Stroë ish ministrit të jashtëm të Anglisë i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në nisjen e negociatave mes Iranit dhe tre vendeve evropiane në vitin 2003. Edhe pse këto negociata pas sabotimeve të Amerikës dështuan, mirëpo ato hodhën themelet për negociatat e mëtejshme të Iranit dhe grupit 5+1. Vlen të theksohet se takimi i prosperitetit dhe zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Anglisë është zhvilluar në ambientet e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Londër.