110 kompani evropiane të gatshme për bashkëpunim naftor me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82194-110_kompani_evropiane_të_gatshme_për_bashkëpunim_naftor_me_iranin
Kryetari i shoqatës së prodhuesve të pajisjeve të industrisë së naftës së Iranit ka njoftuar për gatishmërinë e mbi 100 kompanive evropiane për bashkëpunim me kompanitë iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2018 11:52 Europe/Tirane
  • 110 kompani evropiane të gatshme për bashkëpunim naftor me Iranin

Kryetari i shoqatës së prodhuesve të pajisjeve të industrisë së naftës së Iranit ka njoftuar për gatishmërinë e mbi 100 kompanive evropiane për bashkëpunim me kompanitë iraniane.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Reza Kajhmjan, kryetari i shoqatës së prodhuesve të pajisjeve të industrisë së naftës së Iranit, ka thënë se 110 kompani evropiane të biznesit të vogël dhe të mesëm kanë deklaruar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Iranin dhe këto kompani do të jenë të pranishme në industrinë e naftës dhe gazit.

Pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, vendet evropiane, Rusia dhe Kina janë zotuar për zbatimin e një mekanizmi financiar të veçantë në shkëmbimet bankare me Iranin me qëllim që të anashkalohen sanksionet amerikane.