Hadi’pur merr medalje ari në Manchester
Tetor 21, 2018 07:05 Europe/Tirane
Sportisti iranian i arteve marciale të stilit tekuando, ka marrë medalje ari në garat botërore Grand Prix të Manchesterit.
Në ndeshjen e zhvilluar dje për peshat 58 kg, sportisti iranian Armin Hadi’pur u ndesh në finale me Tai Hun Kim nga Koreja e Jugut ku fitoi me rezultatin 16 me 12 dhe u shpall kampion i garave Gran Prix të Manchesterit. Në këto gara ekipi iranian është përfaqësues me 5 sportistë ku medalje argjendi ka marrë Mirhashem Huseini dhe medalje bronzi ka marrë Sahxhad Mardani. Raundi i katërt i garave botërore Grand Prix të Anglisë u zhvillua me pjesëmarrjen e 241 sportistëve nga 52 vende të botës për femrat dhe për meshkujt.
Tags