Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq takohet me Xhaberi Ansari
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82227-kryetari_i_komitetit_ndërkombëtar_të_kryqit_të_kuq_takohet_me_xhaberi_ansari
Asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq kanë diskutuar zhvillimet e rajonit të Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2018 11:49 Europe/Tirane
  • Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq takohet me Xhaberi Ansari

Asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq kanë diskutuar zhvillimet e rajonit të Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në takimin e së dielës të Husejn Xhaberi Ansari dhe Peter Maurer që u zhvillua në Teheran, janë diskutuar zhvillimet më të fundit në Siri, procesi i negociatave të Astanas, puna e komitetit për shkëmbimin e të arrestuarve dhe të zhdukurve, gjendja humanitare në Idlib dhe çështjet përkatëse me kthimin e refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre.

Në këtë takim të dy palët kanë biseduar edhe për zhvillimet në Jemen dhe përpjekjet më të fundit për zgjidhjen e krizës së këtij vendi dhe për lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Jemen.

Dërgimi i ndihmave humanitare dhe reduktimi i dhimbjeve të popullit jemenas dhe sirian të përfshirë nga lufta, gjatë viteve të fundit gjithnjë ka qenë prej prioriteteve të rëndësishme të Republikës Islamike të Iranit.