Irani prodhuesi i tetë më i madh i mëndafshit në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82258-irani_prodhuesi_i_tetë_më_i_madh_i_mëndafshit_në_botë
Kryetari i qendrës për kultivimin e krimbave të mëndafshit në Iran deklaroi se Republika Islamike e Iranit duke prodhuar 120 tonë mëndafsh në vit, pozicionohet në pozitën e tetë në botë për prodhimin e mëndafshit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 22, 2018 15:03 Europe/Tirane
  • Irani prodhuesi i tetë më i madh i mëndafshit në botë

Kryetari i qendrës për kultivimin e krimbave të mëndafshit në Iran deklaroi se Republika Islamike e Iranit duke prodhuar 120 tonë mëndafsh në vit, pozicionohet në pozitën e tetë në botë për prodhimin e mëndafshit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Adel Sarvi, kryetari i qendrës për kultivimin e krimbave të mëndafshit në Iran, të hënë deklaroi se 90 % e mëndafshit të botës prodhohet në vendet e Azisë dhe shtoi se Kina duke prodhuar 142 mijë tonë të këtij produkti në vit, mbanë pozitën e parë ndërsa India duke prodhuar 32 mijë tonë mbanë pozitën e dytë, ndërsa Irani duke prodhuar 120 tonë mëndafsh në vit, mbanë pozitën e tetë në botë.

Adel Sarvi vuri në dukje këtë se kultivimi i krimbave të mëndafshit zhvillohet në shtatë provinca të Iranit dhe tha: "Provinca e Gilanit me 40%, provinca e Khorasanit me 30% të prodhimit, sipas radhës zënë vendin e parë dhe të dytë në prodhimin e mëndafshit në Iran.