Moszbatimi i marrëveshjes bërthamore, dështim i diplomacisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82268-moszbatimi_i_marrëveshjes_bërthamore_dështim_i_diplomacisë
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit tha se nëse marrëveshja bërthamore dështon, përveç kompleksitetit politik në Lindjen e Mesme, do të humbasë një përvojë e suksesshme e diplomacisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2018 16:14 Europe/Tirane
  • Moszbatimi i marrëveshjes bërthamore, dështim i diplomacisë

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit tha se nëse marrëveshja bërthamore dështon, përveç kompleksitetit politik në Lindjen e Mesme, do të humbasë një përvojë e suksesshme e diplomacisë.

Krerët e grupeve të miqësisë në Parlamentin kombëtar dhe në Senatin e Francës, së bashku me një numër deputetësh dhe senatorësh francezë, u takuan të hënën me Zëvendësministrin e Jashtëm të Iranit Abas Erakçi, duke diskutuar çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare. Erakçi mirëpriti përpjekjet franceze dhe evropiane për të ruajtur dhe zbatuar marrëveshjen bërthamore. Ai gjithashtu i bëri thirrje Francës të përballet me unilateralizmin e SHBA duke shprehur shpresën se përpjekjet nga Evropa dhe Franca do të çonin në zgjidhje operacionale. "Me veprimin e tyre të njëanshëm dhe të paligjshëm, Shtetet e Bashkuara kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe inkurajojnë ose edhe i detyrojnë të tjerët që ta shkelin atë," shtoi zëvendësministri i Jashtëm i Iranit. Duke përshkruar politikat rajonale të Iranit, zëvendësministri i Jashtëm iranian tha: "Politika e Iranit është të ruajë stabilitetin dhe zgjerimin e sigurisë në rajon". Kryetarët e grupeve të miqësisë të Asamblesë Kombëtare dhe Senatit të Francës në këtë takim theksuan mbështetjen e Parlamentit francez për marrëveshjen bërthamore dhe theksuan: "Gjetja e një mekanizmi për shkëmbimet bankare dhe garantimi i përfitimeve të e Iranit nga marrëveshja bërthamore është një domosdoshmëri dhe përparësi dhe Franca e ndjek këtë çështje seriozisht". Deputetët francezë gjithashtu vlerësuan rolin e pamohueshëm të Iranit në luftimin e ISIS.