Irani i gatshëm për transferimin e dijes bërthamore në vendet fqinje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82281-irani_i_gatshëm_për_transferimin_e_dijes_bërthamore_në_vendet_fqinje
Kryetari i AEAI ka deklaruar se irani është i gatshëm të transferojë eksperiencën e tij të dijes bërthamore në vendet e tjera fqinje.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 23, 2018 06:30 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm për transferimin e dijes bërthamore në vendet fqinje

Kryetari i AEAI ka deklaruar se irani është i gatshëm të transferojë eksperiencën e tij të dijes bërthamore në vendet e tjera fqinje.

Ali Akbar Salehi në kuadër të vizitës në kompleksin UCF ku është njohur nga afër me procesin e punës për zbatimin e projekteve atomike në këtë qendër deklaroi: Irani me dijen dhe prodhimet e tij në sektorin bërthamor renditet vendi i pestë në botë për nga teknologjia bërthamore. Kryetari i AEAI tha se posedimi i teknologjisë bërthamore për prodhimin e izotopeve të qëndrueshme dhe rinovimi i reaktorit të Arakut janë ndër sukseset e fundit të teknologjisë bërthamore në Iran. Kryetari i AEAI ndër të tjera tha se irani ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se nëse pala tjetër nënshkruese e kësaj marrëveshje do të veprojë në kundërshtim me zotimet e saj, Irani do të ndjekë programin e tij bërthamore më me fuqi se në të kaluarën.