Identifikohen dhe shkatërrohen tre ekipe terroriste në jugperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82292-identifikohen_dhe_shkatërrohen_tre_ekipe_terroriste_në_jugperëndim_të_iranit
Ministri i Inteligjencës së Iranit njoftoi për identifikimin dhe shkatërrimin e tre ekipeve terroriste në provincën Khuzestan në jugperëndim të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 23, 2018 13:13 Europe/Tirane
  • Identifikohen dhe shkatërrohen tre ekipe terroriste në jugperëndim të Iranit

Ministri i Inteligjencës së Iranit njoftoi për identifikimin dhe shkatërrimin e tre ekipeve terroriste në provincën Khuzestan në jugperëndim të Iranit.

Sejed Mahmud Alavi, ministri i inteligjencës së Iranit, të martën gjatë një vizite që zhvilloi në pikën kufitare Shalamçe të provincës Khuzestan, deklaroi se gjatë operacioneve të forcave të sigurisë janë arrestuar 15 persona që vepronin në kuadër të tre ekipeve. Ai theksoi: "Terroristët e arrestuar kanë pohuar se kishin për qëllim të kryenin operacione terroriste në rrugën e vizitorëve të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.)".