BE rrëzon manovrën fiskale të qeverisë italiane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82300-be_rrëzon_manovrën_fiskale_të_qeverisë_italiane
Bashkimi Evropian ka rrëzuar manovrën fiskale të qeverisë italiane e cila ka ndryshuar në 2.4% raportin mes borxhit publik e PPB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 23, 2018 17:27 Europe/Tirane
  • BE rrëzon manovrën fiskale të qeverisë italiane

Bashkimi Evropian ka rrëzuar manovrën fiskale të qeverisë italiane e cila ka ndryshuar në 2.4% raportin mes borxhit publik e PPB.

Komisioni Evropian i ka dhënë 3 javë kohë Italisë për të prezantuar një dokument të ri të reformës ekonomike të qeverisë Konte. Është hera e parë që Komisioni Evropian hedh poshtë programin ekonomik të një vendi anëtar. "Kërkojmë rishikimin e dokumentit programatik të bilancit kombëtar, informon  Brukseli duke nënvizuar se është hera e parë e paprecedent që janë të detyruar të bëjnë një kërkesë të tillë. Nuk kishim alternativë tjetër", ka deklaruar në konferencën e shtypit, nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovski. "Manovra ekonomike e Italisë nuk na bindi", tha ai. Një ditë më parë Italia i ka dërguar Brukselit një letër zyrtare ku pranon ndryshimin e kushteve të paktit të stabilitetit evropian në dokumentin e manovrës ekonomike të aprovuar nga qeveria, duke nënvizuar se ka si objektiv rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit.  Në këtë letër thuhet gjithashtu e Italia është një nga vendet themeluese të idesë së Bashkimit Evropian e nuk ka asnjë rrezik për një Italexit. "Italia është në BE e do të qëndrojë në BE",  ka deklaruar një ditë më parë në  një dalje për mediat dhe kryeministri Giuseppe Conte. Sipas tij nryshimi i koeficienti 2.4%  të borxhit publik është vetëm limit maksimal i lejueshëm nga qeveria në kuadër të reformave që do të marr në sektorin ekonomik me qëllim zhvillimin e vendi e zgjidhjen e mjaft probleme si papunësia e lartë, varfëria, pabarazia e zhvillimit mes veriut e jugut etj.