Irani i gatshëm për transferimin e dijes bërthamore në vendet fqinje
Kryetari i ANEA ka deklaruar se Irani është i gatshëm të transferojë eksperiencën e tij të dijes bërthamore në vendet e tjera fqinje.
Ali Akbar Salehi në kuadër të vizitës në kompleksin UCF ku është njohur nga afër me procesin e punës për zbatimin e projekteve atomike në këtë qendër deklaroi: Irani me dijen dhe prodhimet e tij në sektorin bërthamor renditet vendi i pestë në botë për nga teknologjia bërthamore. Kryetari i ANEA tha se posedimi i teknologjisë bërthamore për prodhimin e izotopeve të qëndrueshme dhe rinovimi i reaktorit të Arakut janë ndër sukseset e fundit të teknologjisë bërthamore në Iran. Kryetari i ANEA ndër të tjera tha se Irani ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se nëse pala tjetër nënshkruese e kësaj marrëveshje do të veprojë në kundërshtim me zotimet e saj, Irani do të ndjekë programin e tij bërthamore më me fuqi se në të kaluarën.