Ruhani: Irani do t'i neutralizojë komplotet e Amerikës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje komplotet e Amerikës kundër Iranit dhe theksoi se Republika Islamike e Iranit duke marrë masa përkatëse, do t'i neutralizojë të gjitha komplotet e Amerikës.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën në mbledhjen për shqyrtimin e meritave të ministrave të ri të propozuar për tre ministri në Parlamentin Islamik të Iranit, vuri në dukje dështimin e Amerikës gjatë muajve të fundit në komplotet e saj kundër Iranit në qarqet politike dhe juridike dhe deklaroi: "Nuk ka ndonjë shembull në historinë bashkëkohore që Amerika të ketë marrë ndonjë vendim të rëndësishëm në nivel global dhe aleatet e saj tradicionalë të kenë kundërshtuar dhe të mos e kenë përkrahur atë".
Ruhani vuri në dukje se fitorja e popullit të Iranit përball Amerikës është një fitore e rrallë në histori dhe shtoi: "Sot, bota e din popullin iranian si zbatues të angazhimeve të veta ndërsa Amerikës si shkelës të zotimeve dhe të traktateve ndërkombëtare".
"Amerika me sanksionet e gjera kundër jetës së qytetarëve, me padyshim se është armiku më i madh i popullit të Iranit", - theksoi ndër të tjera z. Hasan Ruhani.