Zarif: Asnjë tiran nuk mund të ndalë kërkesën për drejtësi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82517-zarif_asnjë_tiran_nuk_mund_të_ndalë_kërkesën_për_drejtësi
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një mesazh të publikuar në Twiter me rastin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), ka shkruar se asnjë tiran nuk mund të ndalë kërkesën dhe luftën për drejtësi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2018 10:42 Europe/Tirane
  • Zarif: Asnjë tiran nuk mund të ndalë kërkesën për drejtësi

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një mesazh të publikuar në Twiter me rastin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.), ka shkruar se asnjë tiran nuk mund të ndalë kërkesën dhe luftën për drejtësi.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në këtë mesazh në Tvitter ka theksuar: “Mesazhi i 17 milionë njerëzve nga e gjithë bota të mbledhur në Qerbela është ky që “asnjë tiran nuk mund të ndalë kërkesën për drejtësi””.

Z. Zarif në këtë mesazh ka shtuar: “14 shekull më parë një sundues tiran mendonte se kishte zhdukur rezistencën e Imam Husejnit (a.s.), Sadam Husejni, Al Kaida dhe ISIS gjithashtu kanë menduar se i kanë dhënë fund kësaj rezistence. Mirëpo sot 17 milionë njerëz nga e gjithë bota mblidhen në Qerbela dhe mesazhi i tyre është ky se asnjë tiran nuk mund të ndalë luftën dhe kërkesën për drejtësi”.