Bashkimi Evropian dëshiron të ruajë marrëdhëniet tregtare dhe financiare me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82526-bashkimi_evropian_dëshiron_të_ruajë_marrëdhëniet_tregtare_dhe_financiare_me_iranin
Zëdhënësja e Zyrës së Politikave të Informacionit të Bashkimit Evropian për çështje që kanë të bëjnë me Iranin deklaron: "Evropa ka një mekanizëm të veçantë për ruajtjen e marrëdhënieve tregtare dhe financiare me Iranin dhe është e vendosur të ruaj marrëveshjen bërthamore".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2018 16:30 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian dëshiron të ruajë marrëdhëniet tregtare dhe financiare me Iranin

Zëdhënësja e Zyrës së Politikave të Informacionit të Bashkimit Evropian për çështje që kanë të bëjnë me Iranin deklaron: "Evropa ka një mekanizëm të veçantë për ruajtjen e marrëdhënieve tregtare dhe financiare me Iranin dhe është e vendosur të ruaj marrëveshjen bërthamore".

Zëdhënësja e Zyrës së Politikave të Informacionit të Bashkimit Evropian për çështje që kanë të bëjnë me Iranin shtoi: BE ka një mekanizëm të veçantë për ruajtjen e marrëdhënieve tregtare dhe financiare me Iranin dhe është e vendosur të ruaj marrëveshjen bërthamore. Ditë më parë, Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit ka thënë se kanali i shkëmbimeve valutore mes Iranit dhe Evropës do të hapet për eksportuesit evropianë dhe iranianë dhe puna e këtij kanali do të jetë në formën e një traktati monetar dypalësh. Kanali u jep mundësi eksportuesve iranianë dhe atyre evropianë që të marrin valutën e produkteve të tyre nëpërmjet traktatit monetar dypalësh Iran-Evropë. Specifikat e këtij kanali do të shqyrtohen javën e ardhshëm gjatë një takimi në Bruksel.