Zarif: Komuniteti ndërkombëtar qëndron fuqishëm kundër sanksioneve amerikane
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif thotë se bashkësia ndërkombëtare po qëndron kundër sanksioneve të SHBA.
"Bashkësia ndërkombëtare po qëndron kundër sanksioneve të SHBA siç dëshmohet nga rezistenca e fortë e vendeve fqinje dhe evropiane kundër aksionit të njëanshëm të Uashingtonit", tha Zarif në një intervistë me IRNA në margjinat e takimit të tij trepalësh me homologët e tij nga Azerbejxhani dhe Turqia. Ai tha se amerikanët nuk arritën të përmbushnin objektivat e tyre për shkak të lëshimit të sanksioneve 'të paligjshme' kundër Iranit. Ai shtoi se sot, komuniteti ndërkombëtar përballet me një zgjedhje, e cila nuk ka të bëjë aspak me Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA) dhe Iranin dhe zgjedhja është zgjedhja e mbështetjes së një metode ligjore kundër metodës së paligjshme. Ministri i jashtëm i RII tha se vendimi i SHBA për sanksionimin e Iranit është në kundërshtim me ligjin dhe normat ndërkombëtare dhe ka shtuar: "Për fat të keq, një vend, i cili shkel rregullat ndërkombëtare, dëshiron të ndëshkojë vendet që i përmbahen ligjit". Ai tha se një metodë e tillë do të sjellë pasoja të rënda për rendin botëror. Zarif falënderoi presidentin turk Rexhep Tsip Erdogan dhe ministrin e jashtëm Mevlut Çavushoglu për qëndrimin e tyre për mbështetjen ndaj Iranit kundër sanksioneve të paligjshme dhe të njëanshme të SHBA dhe tha: "Disa kompani private mund të bëjnë ndryshime në mënyrën e tyre të punës me Iranin, por vendet si Turqia nuk do të lejojnë lidhjet e tyre të preken vetëm për shkak të dëshirës së një vendi tjetër". "Në takim u zhvilluan gjithashtu bisedime mbi tranzitin, energjinë, turizmin dhe bashkëpunimin e bazuar në njohuri, duke shpresuar në vazhdimin e saj," njoftoi ai.