Evropa thekson mbi ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82538-evropa_thekson_mbi_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë kundër marrëveshjes bërthamore të RII të arritur në vitin 2015 midis Iranit dhe G 5+1 dhe e ka konsideruar atë si marrëveshje të keqe. Përfundimisht ai më 8 maj 2018 njoftoi largimin e SHBA nga kjo marrëveshje dhe rivendosjen e sanksioneve të paligjshme bërthamore kundër Iranit në gusht dhe në nëntor 2018.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2018 19:35 Europe/Tirane
  • Evropa thekson mbi ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë kundër marrëveshjes bërthamore të RII të arritur në vitin 2015 midis Iranit dhe G 5+1 dhe e ka konsideruar atë si marrëveshje të keqe. Përfundimisht ai më 8 maj 2018 njoftoi largimin e SHBA nga kjo marrëveshje dhe rivendosjen e sanksioneve të paligjshme bërthamore kundër Iranit në gusht dhe në nëntor 2018.

Evropa këmbëngul në ruajtjen e interesave të veta brenda kuadrit të interesave të veta. Për këtë arsye, Irani dhe Bashkimi Evropian kanë zhvilluar bisedime në muajt e fundit për të marrë masa të ndryshme për të ruajtur marrëveshjen bërthamore.  Më shumë se 90 shkencëtarë bërthamore në Amerikë në një letër drejtuar kongresit amerikan, kishin kërkuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Me gjithë kundërshtimin e gjerë të Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore, Evropa thekson ruajtjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërkombëtare. Donald Trump president I Amerikës me qëndrimet e tij kundër marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1 mori vendim për tërheqjen e Amerikës nga kjo marrëveshje. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. "Ne kemi një mosmarrëveshje politike me Shtetet e Bashkuara mbi marrëveshjen bërthamore, e cila është themelore", tha Gerar Arou. Nuk është një debat i biznesit, por një çështje politike. Ne duhet ta pranojmë këtë. Sipas mendimit tonë, vendimi i Uashingtonit për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore ishte një gabim i madh". Helga Schmid duke përfaqësuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini tha se anëtarët që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore e përshkruan marrëveshjen bërthamore si pjesë kryesore e NPT dhe një arritje shumë të rëndësishme diplomatike e cila është miratuar me Rezolutën 2231. Zëdhënësja e Zyrës së Politikave të Informacionit të Bashkimit Evropian për çështje që kanë të bëjnë me Iranin deklaron: "Evropa ka një mekanizëm të veçantë për ruajtjen e marrëdhënieve tregtare dhe financiare me Iranin dhe është e vendosur të ruaj marrëveshjen bërthamore". Zëdhënësja e Zyrës së Politikave të Informacionit të Bashkimit Evropian për çështje që kanë të bëjnë me Iranin shtoi: BE ka një mekanizëm të veçantë për ruajtjen e marrëdhënieve tregtare dhe financiare me Iranin dhe është e vendosur të ruaj marrëveshjen bërthamore. Ditë më parë, Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit ka thënë se kanali i shkëmbimeve valutore mes Iranit dhe Evropës do të hapet për eksportuesit evropianë dhe iranianë dhe puna e këtij kanali do të jetë në formën e një traktati monetar dypalësh. Kanali u jep mundësi eksportuesve iranianë dhe atyre evropianë që të marrin valutën e produkteve të tyre nëpërmjet traktatit monetar dypalësh Iran-Evropë. Specifikat e këtij kanali do të shqyrtohen javën e ardhshëm gjatë një takimi në Bruksel.