Amerika nuk do të fitojë në komplotin e ri
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se pavarësisht sanksioneve të Amerikës, shumë vende të Azisë dhe Evropës kërkojnë vazhdimin e bashkëpunimit me Iranin.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit të mërkurën vuri në dukje kontaktet e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme me Iranin për të vazhduar bashkëpunimet ekonomike dhe theksoi: "Amerikanë në komplotin e ri nuk do të dalin fitimtarë dhe gradualisht janë duke u tërhequr, për arsye se ata nuk kanë qenë të suksesshëm në uljen e eksportit të naftës së Iranit deri në zero".
Presidenti i Iranit duke thënë se amerikanët me presionet psikologjike dhe ekonomike synojnë ta irritojnë popullin e Iranit, deklaroi: "Populli i Iranit është i irrituar nga administrata amerikane dhe nga krimet e tyre".
Z. Ruhani shtoi: "Ne shumë lehtë mund t'i tejkalojmë problemet aktuale dhe u themi partnerëve tregtar se presionet e Amerikës do të jenë të përkohshme".