Ministri i jashtëm i Iranit sot shkon në Turqi
Nëntor 02, 2018 09:06 Europe/Tirane
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot në krye të një delegacioni shkon në Turqi për të marrë pjesë në samitin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të grupit D-8.
Grupi i tetë vendeve islame në zhvillim e sipër i njohur me emrin Grupi D-8 përbëhet nga Irani, Turqia, Pakistani, Bangladeshi, Indonezia, Malajzia, Egjipti dhe Nigeria.
Grupi D-8 është formuar në vitin 1997 me qëllim të forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimeve ekonomike të vendeve anëtare.
Tags