Tetë vende përjashtohen nga sanksionet kundër Iranit
Pasojat dhe reagimet negative globale ndaj politikave të Shtëpisë së Bardhë detyruan zyrtarët e SHBA të tërhiqen nga veprimet anti-iraniane.
Sipas Bloomberg, Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lejojnë tetë vende, përfshirë Japoninë, Indinë dhe Korenë e Jugut, të vazhdojnë të blejnë naftën iraniane pas sanksioneve të 5 nëntorit. Kina, importuesi më i madh i naftës në vend, po vazhdon të negociojë me Shtetet e Bashkuara, por bën pjesë në mesin e tetë vendeve. Këto përjashtime janë dhënë për një reduktim të qëndrueshëm të importeve të naftës së Iranit dhe për të parandaluar rritjen e çmimeve të naftës. Pavarësisht nga premtimi i Presidentit amerikan Donald Trump për rritjen deri në maksimum të presioneve ndaj Teheranit për të pranuar kërkesat e shumta të Uashingtonit, faktet dëshmojnë për një dështim të kësaj politike. Qeveria e Trump ka vendosur tani të bëjë përjashtime për disa konsumatorë iranianë të naftës, pavarësisht pretendimeve paraprake se dëshiron të sjellë eksportet e naftës të Iranit në zero.