Nesër organizohet demonstrata e madhe kundër arrogancës botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82630-nesër_organizohet_demonstrata_e_madhe_kundër_arrogancës_botërore
Nesër më 13 Aban që përkon me 4 nëntorin 2018, në të gjithë Iranin Islamik do të organizohet demonstrata e madhe kundër arrogancës botërore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 03, 2018 09:14 Europe/Tirane
  • Nesër organizohet demonstrata e madhe kundër arrogancës botërore

Nesër më 13 Aban që përkon me 4 nëntorin 2018, në të gjithë Iranin Islamik do të organizohet demonstrata e madhe kundër arrogancës botërore.

Këshilli propagandues islamik me rastin e 13 Abanit i ka bërë thirrje popullit iranian që me praninë e tij revolucionare, të gjerë, me karakter unifikues dhe epopenë e tij, të marrë pjesë në demonstratën madhështore të 13 Abanit që është dita e shprehjes së urrejtjes ndaj arrogancës botërore, si dhe shprehje e besnikërisë ndaj aspiratave të martirëve dhe imamit të martirëve. Këshilli koordinativ i propagandës islamike në Iran me anë të një deklarate nderoi 13 Abanin që përkon me 4 nëntorin, ditën e shpalljes së qëndresës dhe rezistencës së kombit revolucionar iranian kundrejt veprimeve dashakeqe dhe të padrejta të Amerikës. 39 vjet më parë studentët iranian, në protestë ndaj komploteve të vazhdueshme të Amerikës kundër revolucionit islamik, pushtuan folenë e spiunazhit amerikan ( ambasadën) në Teheran. Në deklaratën e lëshuar nga këshilli koordinativ propagandues islamik i Iranit, thuhet se 40 vjet rezistencë dhe qëndresë e kombit iranian përballë krimeve dhe sanksioneve të padrejta dhe të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit, ka çuar në zgjimin e kombeve dhe globalizimin e sloganet “ Poshtë Amerika” si dhe demaskimin e Amerikës në nivel rajonal dhe botëror. Sekreti i lirisë, dinjitetit dhe krenarisë së kombit të madh iranian, është fryma anti-imperialiste dhe kundër hegjemonizmit botëror. Nesër në të gjithë Iranin organizohen demonstrata me rastin e 13 Abanit me thirrjet “ Poshtë Amerika”.