Avioni luftarak "Keothar" arrin në prodhim masiv
Në një ceremoni zyrtare të organizuar në prani të komandantit të përgjithshëm të ushtrisë dhe ministrit të mbrojtjes, avioni luftarak iranian me emrin "Keothar" arriti në prodhimin masiv.
Në këtë ceremoni u përurua dhe u hodh në fluturim avioni luftarak i parë vendor i Iranit i pajisur me sisteme të sofistikuar të gjeneratës së katërt, me emrin "Keothar".
Ky avion luftarak është projektuar dhe prodhuar nga ekspertët iranianë dhe specialistët e industrisë ajrore pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit. Ky avionë luftarakë është i pajisur me llojet e sistemeve të sofistikuara të gjeneratës së 4-të si kontrolli i zjarrit me përdorimin e rrjetit digjital ushtarak të të dhënave, përdorimi i kompjuterit të llogaritjeve balistike të armëve dhe sistemin e sofistikuar HUD për shënjestër të instaluar para pilotit i cili shton precizitetin goditjes së objektivave me armë dhe municion. Radari i sofistikuar dhe i shumë qëllimshëm për kontrollin e zjarrit që rrit precizitetin e zbulimit të objektivave, konsiderohet karakteristikë tjetër e rëndësishme e këtij avioni luftarak.
Avioni luftarak "Keothar" është një avion luftarak i llojit të sofistikuar me mision të mbështetjes së afërt ajror i cili është prodhuar tërësisht nga ekspertët iranianë.