Garda Revolucionare: Rënia e Amerikës një realitet i pashmangshëm
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82650-garda_revolucionare_rënia_e_amerikës_një_realitet_i_pashmangshëm
Garda revolucionare e Iranit në një deklaratë me rastin e 13 Abanit ka thënë: Rënia e Amerikës është një fakt i caktuar dhe i pashmangshëm që shoqëria njerëzore do t'a kuptojë përfundimisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2018 18:25 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare: Rënia e Amerikës një realitet i pashmangshëm

Garda revolucionare e Iranit në një deklaratë me rastin e 13 Abanit ka thënë: Rënia e Amerikës është një fakt i caktuar dhe i pashmangshëm që shoqëria njerëzore do t'a kuptojë përfundimisht.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Garda revolucionare e Iranit përmes një deklarate të publikuar të shtunën, ka thënë: 13 Abani është simbol i luftës kundër arrogancës dhe fitores së popullit iranian kundër Shteteve të Bashkuara dhe përmbytjes së dhunshme të historisë bashkëkohore. Në këtë deklarate midis tjerash thuhet: Sfida 40-vjeçare dhe përballja strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike të Iranit përfaqësojnë faktet që nga njëra anë tregojnë autoritetin dhe madhështinë e Revolucionit Islamik dhe, nga ana tjetër, rënien e Shteteve të Bashkuara. Nesër më 13 Aban (4 nëntor) në të gjithë Iranin organizohen demonstrata me rastin e 13 Abanit me thirrjet “ Poshtë Amerika”.