Garda Revolucionare: Rënia e Amerikës një realitet i pashmangshëm
Garda revolucionare e Iranit në një deklaratë me rastin e 13 Abanit ka thënë: Rënia e Amerikës është një fakt i caktuar dhe i pashmangshëm që shoqëria njerëzore do t'a kuptojë përfundimisht.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Garda revolucionare e Iranit përmes një deklarate të publikuar të shtunën, ka thënë: 13 Abani është simbol i luftës kundër arrogancës dhe fitores së popullit iranian kundër Shteteve të Bashkuara dhe përmbytjes së dhunshme të historisë bashkëkohore. Në këtë deklarate midis tjerash thuhet: Sfida 40-vjeçare dhe përballja strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike të Iranit përfaqësojnë faktet që nga njëra anë tregojnë autoritetin dhe madhështinë e Revolucionit Islamik dhe, nga ana tjetër, rënien e Shteteve të Bashkuara. Nesër më 13 Aban (4 nëntor) në të gjithë Iranin organizohen demonstrata me rastin e 13 Abanit me thirrjet “ Poshtë Amerika”.