Bashkëpunim i ngushtë midis Iranit dhe Rusisë në luftën kundër terrorizmit
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka vlerësuar bashkëpunimin dhe angazhimin midis Iranit dhe Rusisë në luftën kundër terrorizmit në rajon.
Ali Larixhani tha të dielën se të dy vendet kanë konsultime shumë të ngushta për çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale, në një takim me Vasily Biskarov, kryetar i Komisionit të Sigurisë në Dumën Shtetërore të Rusisë, duke argumentuar se marrëdhëniet Iran-Rusi janë në nivel të kënaqshëm. Duke theksuar përpjekjet e bëra nga dy vendet për të krijuar platforma dhe forma të reja të bashkëpunimit parlamentar, ai tha se udhëtimi i delegacioneve parlamentare do të ishte një hap pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Duke iu referuar vizitës së delegacionit parlamentar rus në Iran, Vasily Byskarov, tha: "Gjatë vizitës në Iran kemi ndier se ne jemi miq të mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme". Ai vuri në dukje marrëdhëniet pozitive dhe konstruktive midis Iranit dhe Rusisë në vitet e fundit dhe tha: "Takimet dhe bashkëveprimet midis dy vendeve do të na mundësojnë të punojmë në realizimin e planeve tona, prandaj është thelbësore që të ketë një partneritet të gjerë midis parlamenteve të dy vende dhe komitete të specializuara".