Fillon manovra ushtarake e mbrojtjes ajrore "Vilajet" në Iran
Manovra ushtarake e mbrojtjes ajrore ka filluar me urdhrin e admiral Habibullah Sajari, shefi i bordit drejtues të manovrës, në pjesë të gjëra nga veriu, qendra dhe perëndimi i Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se manovra ushtarake e mbrojtjes kundërajrore "Vilajet" zhvillohet me komandimin nga baza "Khatemul-Enbija" në kuadër të një rrjeti të unifikuar të mbrojtjes ajrore të Iranit dhe me pjesëmarrjen e forcave ajrore të Gardës Revolucionare, njësive fluturuese të forcave ajrore të ushtrisë dhe njësive të tjera speciale për vëzhgim nga ushtria e Iranit.
Rrjeti komandues dhe kontrollues për zbulim dhe identifikimin, shkatërrimin e objektivave armiqësore, kryerja e operacioneve të mbrojtjes ajrore në ambiente të luftës elektronike, përurimi i sistemeve për zbulim joaktiv, përdorimi i sistemeve të mbrojtjes me bazë ajrore me pilot dhe pa pilot, përballja me raketat anti-radar dhe raketat Kuz; janë prej ushtrimeve ushtarake që do të realizohen gjatë manovrës së mbrojtjes kundërajrore.