Evropa kritikon ashpër sanksionet amerikane kundër Iranit
Rivendosja e sanksioneve bërthamore të Amerikës kundër Iranit nga e hëna (5 nëntor), është përballur me reagime të shumta. Më 8 maj presidenti amerikane Donald Trump njoftoi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit.
Zbatimi i raundit të dytë të sanksioneve, i cili fokusohet posaçërisht në embargon e naftës në Iran, po përballet me reagime negative nga treshja evropiane si Gjermania, Franca, Britania dhe Bashkimi Europian. Në këtë drejtim, tri fuqitë evropiane dhe Bashkimi Evropian bënë një deklaratë të përbashkët në kundërshtim me sanksionet amerikane kundër Iranit. Në këtë deklaratë, Shteteve të Bashkuara u është kërkuar të mbeten të përkushtuara ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit, duke theksuar mbi mbështetjen e asaj marrëveshje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Evropianët në këtë deklaratë theksuan: "Qëllimi ynë është të mbështesim iranianët në bashkëpunimin me iranianët në biznese të ligjshme". Nga pikëpamja e zyrtarëve të lartë dhe opinionit publik evropian, jo vetëm ripërtëritja e sanksioneve bërthamore të SHBA kundër Iranit është në kundërshtim me angazhimet e Uashingtonit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, por sanksionet e njëanshme të SHBA kundër vendeve dhe korporatave të tjera janë të paligjshme dhe thjesht çojnë në zgjerimin e paqëndrueshmërisë financiare dhe tregtare në botë. Pierre Moscovici, komisioneri europian për çështjet ekonomike (ECR), të hënën duke reaguar nga fillimit të zbatimit të raundit të dytë të sanksioneve amerikane kundër Iranit, ka thënë: BE është kundër vendimit të SHBA-së për të rivendosur sanksione naftore dhe financiare kundër Iranit. Edhe Zëdhënësi i zyrës së kryeministres së Anglisë ka shprehur keqardhje për rikthimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit dhe deklaroi se Britania e Madhe në mënyrë të plotë mbështet zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare me Iranin. Zëdhënësi i kryeministrisë së Anglisë shtoi: "Ne vazhdojmë të besojmë se marrëveshja bërthamore e Iranit, e ka bërë botën më të sigurt dhe qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë derisa Irani vazhdon t'i zbatojë angazhimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe ne jemi të zotuar ndaj marrëveshjes bërthamore. Anglia do të vazhdojë zgjerimin e plotë të marrëdhënieve tregtare me Iranin dhe kompanitë angleze do të inkurajohen për të shfrytëzuar rastet ekonomike të Iranit". Kohët e fundit, zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane, përfshirë Brian Hooke, përgjegjës për Grupin e Veprimit për Iranin, kanë thënë se tetë blerës të naftës iraniane janë përjashtuar nga sanksionet amerikane kundër importeve të naftës iraniane. Sigurisht, zyrtarët amerikanë thonë se përjashtimet janë të përkohshme. Në një raport të agjencisë së lajmeve Reuters, Turqia, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia dhe Tajvani janë vende të tjera të përjashtuara nga sanksionet e importit të naftës iraniane. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze theksoi se Pekini po bashkëpunon me Iranin, pavarësisht sanksioneve të njëanshme të SHBA. Huan Chun Ing ka thënë se bashkëpunimi ekonomik i Kinës me Teheranin vazhdon, duke shtuar se Kina është kundër sanksioneve të njëanshme të Shteteve të Bashkuara kundër Republikës Islamike të Iranit dhe ka deklaruar se Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Iranin. Sipas saj, Kina do të mirëpresë çdo zgjidhje logjike dhe të vërtetë dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me Iranin në sferën ekonomike dhe tregtare dhe do të mbështesë çdo marrëveshje ndërmjet palëve. Zyrtarët rusë me fillimin e raundit të ri të sanksioneve kundër Iranit kanë deklaruar se mbështesin marrëveshjen bërthamore të Teheranit.