Gjeneral Xhafari reagon ndaj akuzave të Pompeo kundër gjeneral Kasem Sulejmani
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka reaguar ndaj deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit që ka bërë kundër gjeneral Kasem Sulejmani dhe ka thënë se të gjithë e dinë se me maturinë dhe planet e pashembullta të gjeneral Kasem Sulejmani u çliruan vendet islame nga pushtimi i terroristëve takfiristë servilë të Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Ali Xhafari, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, i është drejtuar sekretarit amerikan të shtetit duke thënë: "Z. Pompo nëse nuk mendoni fare për nderin e vendit tuaj, nga tregoni se për çfarë arsye i bëni këto akuza?"
Gjeneral Xhafari vuri në dukje rolin e pashembullt të gjeneral Kasem Sulejmani në luftën kundër terrorizmit dhe në çlirimin e popujve të Irakut dhe Sirisë nga pushtimi i grupit terrorist ISIS dhe tha: "Të gjithë e dinë se me punën dhe maturinë e pashoqë të gjeneral Kasem Sulejmani u shkatërruan terroristët takfiristë dhe jotakfiristë në Irak dhe Siri të cilët mbështeteshin drejtpërdrejtë nga Amerika dhe aleatët e saj dhe kryenin krimet më çnjerëzore ndaj qytetarëve të pafajshëm në vendet islamike".
Vlen të theksohet se Mike Pompeo gjatë një konference për shtyp, duke arsyetuar sanksionet e padrejta ndaj Iranit, ka bërë edhe akuza ndaj gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit.