Testohen me sukses raketat iraniane "Shalamçe" dhe "Tabas"
Në ditën e ditë të manovrave ushtarake të mbrojtjes kundërajrore "Vilajet 97" që po zhvillohet në rajonet veriore, qendrore dhe perëndimore të Iranit, janë testuar me sukses raketat "Shalamçe" dhe sistemi "Tabas" me rreze të mesme veprimi.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në ditën e dytë të manovrës ushtarake të përbashkët të mbrojtjes kundër ajrore "Vilajet 97", janë lëshuar disa raketa tokë-ajër të llojit "Shalamçe" që kanë goditur me precizitet të lartë objektivat e caktuar në qiell.
Gjithashtu në këtë fazë të manovrave është testuar edhe sistemi raketor "Tabas" me rreze të mesme veprimi të forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, raketat e të cilit kanë shkatërruar me precizitet objektivat e caktuara.
Kolonel Sejed Mahmud Musavi, zëdhënësi i kësaj manovre ushtarake, ka thënë: "Projektimi, prodhimi dhe funksioni i këtyre pajisjeve ushtarake të mbrojtjes kundërajrore, është tërësisht vendor dhe kjo tregon se Irani mund t'i plotësojë të gjitha nevojat e veta duke u bazuar në kapacitetet e brendshme".