Ngushëllime për përvjetorin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82787-ngushëllime_për_përvjetorin_e_martirizimit_të_imam_ali_reza_(a.s.)
Në përvjetorin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë të botës, Irani Islamik është veshur në të zi dhe pikëllim.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 08, 2018 13:14 Europe/Tirane
  • Ngushëllime për përvjetorin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.)

Në përvjetorin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë të botës, Irani Islamik është veshur në të zi dhe pikëllim.

Sot (të enjten) më 29 safar të vitit 1440 hixhri kameri që përkon me 8 nëntor të vitit 2018, është përvjetori i martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë.  

Besimtarët myslimanë dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) në përvjetorin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.) duke marrë pjesë në ceremoni të zimbajtjes në mauzoleun e Imam Ali Reza (a.s.) në Mashhad në verilindje të Iranit dhe në mauzoleun e Hazretit Ma’sume motrës së Imam Ali Reza (a.s.) në qytetin Kum dhe në qendra dhe vende të tjera fetare, kanë përkujtuar personalitetin e Imam Ali Reza (a.s.).