BE shton përpjekjet për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Zëdhënësja e BE njoftoi se unioni ka shtuar përpjekjet për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe krijimin e kanaleve të për transaksionet monetare dhe tregtinë me Iranin.
Maja Kocijancic, në një deklaratë të saj tha se janë shtuar përpjekjet për të krijuar kanale tregtisë dhe ekonomike me Iranin me qëllim ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Një prej veprimeve kryesore të BE është aktivizimi i ligjit për bllokimin e sanksioneve. Ky ligj është tepër efikas pasi për nga qëndrimi i BE biznesi dhe tregtia me Iranin është e ligjshme. Me gjithë shtimin e përpjekjeve të BE për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, Steven Mnuchin sekretari amerikan i thesarit, njoftoi për ndërprerjen e aksesit të Iranit në SWIFT. Sipas BE ky veprim do të dëmtojë sistemin ndërkombëtar të shkëmbimeve financiare. Nga ana tjetër shumë vende të BE nga frika e sanksioneve amerikane nuk janë të gatshëm të kryejnë tregti me Iranin.