Ruhani: Populli i Iranit me qëndresë ka neutralizuar komplotet e Amerikës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit me qëndresë dhe rezistencën e tij, ka neutralizuar komplotet e amerikanëve të cilët mendonin se 4 nëntori do të jetë një fillim për realizimin e ëndrrave të tyre.
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në takimin e përbashkët të krerëve të tre institucioneve kryesore shtetërore në Teheran, deklaroi: "Amerikanët me sanksionet e padrejta të tyre kundër Iranit duke vë në shënjestër sistemin banka dhe eksportin e naftës dhe të produkteve të tjera eksportuese të Iranit, synojnë të ushtrojnë ndikim negative mbi jetën e përditshme të popullit iranian".
Ruhani theksoi: "Këto pretendime që Amerika nuk synon të ushtrojë presion mbi popullin iranian, por synon të ushtron presion mbi sistemin shtetëror, janë tërësisht gënjeshtra dhe amerikanët në praktikë kanë bërë të qartë këtë realitet".
Presidenti i Iranit duke thënë se amerikanët kanë pohuar se nuk mund ta ndalin eksportin e naftës së Iranit, shtoi: "Amerikanët gjatë muajve të ardhshëm do ta kuptojnë shumë mirë se kanë zgjedhur një rrugë të gabuar".