Ekipi iranian i futbollit në rërë kampion ndërkontinental
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82862-ekipi_iranian_i_futbollit_në_rërë_kampion_ndërkontinental
Ekipi iranian I futbollit në rërë pas fitores përballë Rusisë ka marrë kupën ndërkontinentale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 11, 2018 04:57 Europe/Tirane
  • Ekipi iranian i futbollit në rërë kampion ndërkontinental

Ekipi iranian I futbollit në rërë pas fitores përballë Rusisë ka marrë kupën ndërkontinentale.

Ndeshja finale për kupën ndërkontinentale të futbollit në rërë u mbajt dje në Emirate mes Iranit dhe Rusisë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4 me 2 në favor të Iranit. Irani në eliminatoret në grup kishte arritur ta mundte më parë ekipin kombëtar të Rusisë. Në grup Irani ishte me ekipet nga Amerika, Tahiti dhe Rusia. Kampionati ndërkontinental i futbollit në rërë është mbajtur në EBA. Në ndeshjen e parë Irani u përball me ekipin nga Amerika ku fitoi me rezultatin 8 me 1 më pas me ekipin nga Tahiti ku fitoi me rezultatin 4 me 2 dhe më pas me ekipin nga Rusia ku fitoi me rezultatin 3 me 2. Me këto fitore dhe në krye të grupit B Irani kaloi në gjysmë finale. Në kampionatin Emirate-2018 morën pjesë 8 ekipet më të mira të botës përkatësisht, Spanja, Brazili, Emiratet, Egjipti, Irani, Rusia, Tahiti dhe Amerika.