Salehi: Sukseset e progresit të Iranit pavarësisht sanksioneve, janë të mëdha
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82870-salehi_sukseset_e_progresit_të_iranit_pavarësisht_sanksioneve_janë_të_mëdha
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se sukseset e progresit të Iranit në fusha të ndryshme sidomos në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe industrisë së energjisë atomike, pavarësisht sanksioneve janë të mëdha dhe mahnitëse.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 11, 2018 11:40 Europe/Tirane
  • Salehi: Sukseset e progresit të Iranit pavarësisht sanksioneve, janë të mëdha

Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se sukseset e progresit të Iranit në fusha të ndryshme sidomos në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe industrisë së energjisë atomike, pavarësisht sanksioneve janë të mëdha dhe mahnitëse.

Ali Akbar Salehi ditën e diel një takim që zhvilloi në Kazvin, deklaroi para gazetarëve se sanksionet nuk do ta ndalin progresin e Iranit dhe shtoi: "Populli i Iranit që nga fitorja e Revolucionit e deri më tani, është i njohur mirë me çështjen e sanksioneve dhe politika e Amerikës në këtë çështje nuk është asgjë e re për vendin tonë".

Salehi theksoi: "Aktualisht Irani 40 vjet pas fitores së Revolucionit Islamik pavarësisht të gjitha presioneve, kufizimeve, luftës imponuese tetë vjeçare dhe sanksioneve të ashpra, ka shënuar progres të madh i cili është mahnitës për fuqitë arrogante të botës".