Ekipi iranian i karatesë për herë të tretë kampion bote
Nëntor 11, 2018 15:15 Europe/Tirane
Ekipi iranian i karatesë ka mundur ekipin kundërshtar nga Turqia dhe është renditur në vendin e parë në kategorinë "Kumite" në Kampionatin e 24 botëror që po zhvillohet në Madrid të Spanjës.
Rreth 1117 karateistë nga 140 vende të botës morën pjesë në këtë ngjarje. Gjatë ndeshjes së parë, Saleh Abazari u mposht 2-0. Ndërkohë, Bahman Asgari, i cili më parë kishte marrë medaljen e artë në kategorinë e 75 kg, u mund nga rivali turk. Përfaqësuesi i tretë iranian, Zabihollah Purshib, fitoi kundër rivalit të tij me rezultat 2-0. Gjatë ndeshjes së katërt, Mahdi Khodabakhshi barazoi me rezultatin 2-2. Në fund, karateisti iranian Saxhad Ganxhzadeh mundi kundërshtarin e tij turk me rezultat 4-0.
Tags