Fillon seminari botëror i turizmit në Hamedan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82893-fillon_seminari_botëror_i_turizmit_në_hamedan
Seminari 40-të vjetor i Organizatës Botërore të Turizmit ka filluar sot në qytetin Hamedan të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2018 10:19 Europe/Tirane
  • Fillon seminari botëror i turizmit në Hamedan

Seminari 40-të vjetor i Organizatës Botërore të Turizmit ka filluar sot në qytetin Hamedan të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në ceremoninë e hapjes së këtij seminari treditor që zhvillohet me titull “Seminari ndërkombëtar për përfitimin e turizmit kulturor nga novacionet, teknologjia dhe programi kulturor”, ishin të pranishëm 80 anëtarë të Organizatës Botërore të Turizmit nga 30 vende të ndryshme të botës.

Në seminarin e 40-të të Organizatës Botërore të Turizmit marrin pjesë përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës si nga India, Pakistani, Bangladeshi, Iraku, Filipinet, Koreja Jugore, Kamboxhia, Republika e Azerbajxhanit, Japonia, Uzbekistani, Afganistani, Gjeorgjia, Indonezia, Tajlanda, Siri Lanka, Spanja, Belgjika, Bullgaria etj..

Ngritja e cilësisë dhe sasisë së infrastrukturave turistike, krijimi i raste të reja, thithja e investimeve dhe gjithashtu zhvillimi ekonomik i provincës Hamedan, janë disa prej qëllimeve të seminarit të 40-të botëror të turizmit.