Vazhdon bashkëpunimi i Iranit dhe Evropës në fushën e transportit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82894-vazhdon_bashkëpunimi_i_iranit_dhe_evropës_në_fushën_e_transportit
Zëvendësdrejtorja e përgjithshme e Bashkimit Evropian për transport deklaroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin në fushën e transportit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 12, 2018 10:34 Europe/Tirane
  • Vazhdon bashkëpunimi i Iranit dhe Evropës në fushën e transportit

Zëvendësdrejtorja e përgjithshme e Bashkimit Evropian për transport deklaroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin në fushën e transportit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maja Bakran ditën e hënë në seminarin arsimor-logjistik  dhe zinxhirin e transportit që po zhvillohet në Teheran, deklaroi: “Me vizitën e znj. Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, në vitin 2006 në Teheran, është nënshkruar një marrëveshje e mirë mes Iranit dhe Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e transportit tokësore dhe ajror dhe Brukseli po vazhdon bashkëpunimin e vet në kuadër të kësaj marrëveshje”.

Maja Bakran shtoi: “80 % e tregtisë së botës zhvillohet nëpërmjet rrugëve të transportit detar dhe nga aspekti logjistik, nuk mund të ndërpritet bashkëpunimi i vendeve të Azisë me Bashkimin Evropian”.

Zv/drejtorja e BE për transport u shpreh e sigurt se pavarësisht sanksioneve të Amerikës dhe kufizimeve të këtij vendi kundër Iranit, nuk do të ekzistojë kurrfarë problemi për bashkëpunimin mes Iranit dhe Evropës”.