Vazhdon bashkëpunimi i Iranit dhe Evropës në fushën e transportit
Zëvendësdrejtorja e përgjithshme e Bashkimit Evropian për transport deklaroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin në fushën e transportit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maja Bakran ditën e hënë në seminarin arsimor-logjistik dhe zinxhirin e transportit që po zhvillohet në Teheran, deklaroi: “Me vizitën e znj. Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, në vitin 2006 në Teheran, është nënshkruar një marrëveshje e mirë mes Iranit dhe Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e transportit tokësore dhe ajror dhe Brukseli po vazhdon bashkëpunimin e vet në kuadër të kësaj marrëveshje”.
Maja Bakran shtoi: “80 % e tregtisë së botës zhvillohet nëpërmjet rrugëve të transportit detar dhe nga aspekti logjistik, nuk mund të ndërpritet bashkëpunimi i vendeve të Azisë me Bashkimin Evropian”.
Zv/drejtorja e BE për transport u shpreh e sigurt se pavarësisht sanksioneve të Amerikës dhe kufizimeve të këtij vendi kundër Iranit, nuk do të ekzistojë kurrfarë problemi për bashkëpunimin mes Iranit dhe Evropës”.