Ruhani: Sanksionet nuk ndikojnë në shitjen e naftës së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82953-ruhani_sanksionet_nuk_ndikojnë_në_shitjen_e_naftës_së_iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sanksionet e gabuara dhe të padrejta të Amerikës nuk kanë ndikim mbi shitjen e naftës së Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2018 10:54 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sanksionet nuk ndikojnë në shitjen e naftës së Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sanksionet e gabuara dhe të padrejta të Amerikës nuk kanë ndikim mbi shitjen e naftës së Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot në mbledhjen e qeverisë deklaroi: "Amerikanët mendonin se mund të ndalin tërësisht eksportin e naftës së Iranit, mirëpo veta ata gjatë ditëve të fundit e kanë kuptuar se një veprim i tillë është i pamundur".

Presidenti i Iranit vuri duke thënë se ndërprerja e eksportit të naftës së Iranit për shkak të çështjeve të brendshme të Amerikës dhe çmimit të naftës në tregjet botërore është i pamundur, shtoi: "Qeveria e Iranit ka në dispozicion shumë rrugë për shitjen e naftës mbi të cilat sanksionet nuk kanë efikasitet. Pavarësisht të gjitha presioneve dhe sanksioneve, Republika Islamike e Iranit ka ruajtur marrëdhëniet financiare me botën".

Hasan Ruhani theksoi: "Populli i Iranit qëndron përball komploteve të Amerikës dhe do t'i thyejë ato dhe e gjithë bota e ka kuptuar se amerikanët përsëri kanë pretendime të gabuara, kanë filluar një propagandë të gabuar dhe po ndjekin një qëllim i cili nuk do të realizohet kurrë".