Kasemi: Rezoluta anti-iraniane për të drejtat e njeriut, ka qëllime politike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83010-kasemi_rezoluta_anti_iraniane_për_të_drejtat_e_njeriut_ka_qëllime_politike
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar miratimin e rezolutës anti-iraniane për të drejtat e njeriut në komitetin e tretë të AP të OKB.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 16, 2018 09:32 Europe/Tirane
  • Kasemi: Rezoluta anti-iraniane për të drejtat e njeriut, ka qëllime politike

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar miratimin e rezolutës anti-iraniane për të drejtat e njeriut në komitetin e tretë të AP të OKB.

Komiteti i tretë i AP të OKB të enjten në mbrëmje në Nju Jork ka votuar për projektrezolutën e Kanadasë me temë të drejtat e njeriut në Iran ku 85 anëtarë votuan pro, 30 votuan kundër dhe 68 anëtarë abstenuan.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të premten duke e quajtur të papranueshme rezolutën për të drejtat e njeriut kundër Iranit, deklaroi: “Kjo rezolutë është e bazuar mbi një vështrim seleksionues dhe me qëllime të caktuara politike”.

Kasemi shtoi: “Shfrytëzimi i çështjes së të drejtave të njeriut si një vegël dhe mekanizëm ndërkombëtar nga disa shtete perëndimore, nga regjimi sionist dhe nga disa regjime despotike të rajonit që vet janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut, bëhet vetëm me qëllim për të çuar përpara qëllimet e shëmtuara ekstremiste dhe politikat në mbështetje të trazirave dhe terrorizmit”.