Irani kërkon nga OKB anulimin e sanksioneve në barna
(last modified Mon, 19 Nov 2018 18:02:37 GMT )
Nëntor 19, 2018 19:02 Europe/Tirane
  • Irani kërkon nga OKB anulimin e sanksioneve në barna

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës së sistemit mjekësor të Iranit ka kërkuar nga OKB anulimin e sanksioneve në barna të SHBA kundër RII.

Iraxh Fazel, në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guterres, shkruan: Sanksionet ekonomike të paligjshme amerikane dhe kufizimi i tregtisë ndërkombëtare kanë ndikuar seriozisht në kapacitetet e Iranit për të përfituar nga shërbimet shëndetësore, ilaçet dhe furnizimet mjekësore. Fazel ka shtuar se SHBA kanë pretenduar se nuk kanë sanksionuar Iranin në sistemin farmaceutik dhe në ushqime, por këto pretendime nuk janë të vërteta. Ai ka shtuar se sistemi bankar ndërkombëtar nuk mbështet tregtinë farmaceutike dhe ushqimore, kështu që këto raste janë ende nën sanksione. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës së sistemit mjekësor të Iranit ka kërkuar nga OKB që urgjentisht të ndikojë në anulimin e sanksioneve që ndalojnë qasjen e Iranit në shërbimet mjekësore, medikamente dhe furnizime tjera mjekësore.