Vizita e ministrit të jashtëm anglez në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83114-vizita_e_ministrit_të_jashtëm_anglez_në_teheran
Jeremy Hunt, ministër i jashtëm i Anglisë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 20, 2018 05:58 Europe/Tirane
  • Vizita e ministrit të jashtëm anglez në Teheran

Jeremy Hunt, ministër i jashtëm i Anglisë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Teheran.

Kjo është vizita e parë e ministrit të jashtëm anglez Hunt në Iran. Ministri i punëve të jashtme të Anglisë në krye të një delegacioni politik, arriti për një vizitë zyrtare në Teheran për t'u takuar dhe biseduar me ministrin e punëve të jashtme dhe me disa funksionarë të tjerë të lartë të Republikës Islamike të Iranit. Jeremy Hunt, ministri i punëve të jashtme të Anglisë, gjatë kësaj vizite në Teheran, përveçse u takua me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme, zhvilloi takim edhe me Ali Shamkhani, sekretarin e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit. Marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe marrëveshja bërthamore ishin temat kryesore të takimeve që pati ministri i punëve të jashtme të Anglisë gjatë qënrimit të tij në Teheran. Kjo është vizita e parë e Jeremy Hunt që zhvillon në Teheran pas marrjes së postit të ministrit të jashtëm të Anglisë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij britanik Jeremy Hunt diskutuan një sërë çështjesh, në krye të së cilëve ishte një mekanizëm i propozuar financiar nga BE i njohur si Mekanizmi i Posaçëm Special që do të ndihmojë në bashkëpunimin financiar mes Iranit dhe BE-së. Zarif dhe Hunt diskutuan çështje me rëndësi dypalëshe, duke përfshirë nevojën për t'i dhënë fund menjëherë konfliktit në Jemen, si dhe zhvillime të tjera në të gjithë rajonin. Sekretari i Jashtëm britanik shprehu përkrahjen e Londrës për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe shtoi: " Kjo marrëveshje, për të mbijetuar ka nevojë për pajtueshmëri 100 për qind, dhe ne do të rrinë në anën tonë të marrëveshjes për sa kohë që Irani do ta bëjë këtë". Gjatë qëndrimit në Teheran, shefi i diplomacisë angleze u takua edhe me Ali Shamkhani, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare në Iran. Sekretari i Këshillit të Lartë  të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se disa prej vendeve të Europës që pajtohen me politikat e Administratës Trump konsiderohen fajtorë sepse kanë ndihmuar SHBA-në, regjimin sionist dhe disa regjime totalitare të rajonit në krimet e tyre. Ali Shamkhani e bëri këtë deklaratë në takim me Sekretarin e Jashtëm britanik Jeremy Hunt në Teheran duke folur për humbjet e njëpasnjëshme dhe poshtëruese të politikave të SHBA dhe aleatëve të tyre në rajon. Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt në takimin me Sekretarin e Këshillit të lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit Ali Shamkhani, diskutoi çështjet më të rëndësishme bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare në interes të të dy vendeve. Shamkhani në këtë takim kritikoi mungesën e bashkëpunimit të duhur të Bashkimit Evropian pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit që konsiderohet shkelje e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai tha: "Shkelja e marrëveshjes bërthamore gjithashtu ka për qëllim të shkelë prestigjin, kredibilitetin dhe statusin politik të Bashkimit Europian dhe të OKB nga Shtetet e Bashkuara ". Shamkhani shtoi se Republika Islamike e Iranit në bazë të interesave kombëtare dhe përgjegjësive të saj ka marrë vendimet e nevojshme lidhur me veprimet dhe mundësinë e kthimit në kushtet e para-marrëveshjes në rast të mosveprimit të palëve të tjera. Niveli aktual i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe lehtësimi i marrëdhënieve bankare nuk është i kënaqshëm, theksoi ai. Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt në takim vuri në dukje vështirësitë dhe pengesat e krijuara nga administrata amerikane kundër shkëmbimeve financiare dhe marrëdhëniet bankare pas JCPOA dhe gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e ndjekjes dhe zgjidhjes së çështjeve. Ai u shpreh i kënaqur nga vizita e tij në Republikën Islamike të Iranit dhe u takua me zyrtarët e lartë dhe tha: "Evropa është e gatshme të ruajë arritjet e marrëveshjes bërthamore dhe të ndjekë idenë krijimin e një sistemi të këmbimit financiar të pavarur nga SHBA dhe është në një përpjekje të përbashkët për ta operuar këtë projekt."