Zarif sot shkon në Itali
Nëntor 21, 2018 11:17 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irani deklaroi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të mërkurën) do të shkojë në Itali për të marrë pjesë në konferencën vjetore për dialog mes vendeve të Mesdheut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bahram Kasemi shtoi: "Ministri i jashtëm i Iranit gjatë kësaj vizite përveçse do të takohet me disa funksionarë italianë dhe me homologë të tij nga vendet e tjera, do të marrë pjesë edhe në disa forume dhe programe ekonomike dhe kulturore".
Tags