Erakci: Janë hartuar iniciativa të reja për Mekanizmin Financiar Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83174-erakci_janë_hartuar_iniciativa_të_reja_për_mekanizmin_financiar_evropian
Zëvendësministri i jashtëm i Iranit për çështje politike njoftoi se ka nisma të reja mbi mekanizmin e veçantë financiar të Bashkimit Evropian dhe tha se bisedimet me evropianët në këtë drejtim po vazhdojnë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2018 14:42 Europe/Tirane
  • Erakci: Janë hartuar iniciativa të reja për Mekanizmin Financiar Evropian

Zëvendësministri i jashtëm i Iranit për çështje politike njoftoi se ka nisma të reja mbi mekanizmin e veçantë financiar të Bashkimit Evropian dhe tha se bisedimet me evropianët në këtë drejtim po vazhdojnë.

"Dje dhe sot kam pasur takime të frytshme me drejtorët politikë dhe me negociatorët bërthamorë të Francës dhe Britanisë", shkroi Sejed Abas Erakci në llogarinë e tij në Twitter të mërkurën. "Vullneti politik i Bashkimit Evropian dhe i tre vendeve evropiane tregon se ata janë ende seriozë në ruajtjen e Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA)". Zëvendësministri i jashtëm i Iranit gjithashtu tha se "janë duke u hartuar iniciativa të reja dhe bisedimet tona për Mekanizmin Financiar Evropian po vazhdojnë". Mekanizmi i posaçëm financiar i Bashkimit Evropian është një projekt i publikuar në takimin e ministrave të jashtëm të Iranit dhe të vendeve të grupit 4 + 1 në margjinat samitit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Partnerët e marrëveshjes bërthamore pritet të ofrojnë shërbime për kompanitë dhe firmat përmes këtij mekanizmi të posaçëm për të tregtuar me Iranin, edhe pse ky mekanizëm i veçantë po përballet me kompleksitetin teknik dhe ligjor dhe Shtetet e Bashkuara po i shtyjnë vendet evropiane që të parandalojnë zbatimin e tij.