Në Teheran fillon konferenca ndërkombëtare për mbështetje ndaj popullit të Jemenit
Konferenca ndërkombëtare për mbështetje ndaj popullit të Jemenit filloi sot në Teheran me pjesëmarrjen e funksionarëve të institucioneve shtetërore, mendimtarëve, intelektualëve dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare iraniane dhe të huaja.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në këtë konferencë ndërkombëtare marrin pjesë me dhjetëra intelektualë dhe aktivistë të organizatave joqeveritare nga 35 vende të botës për të shpjeguar për media realitetin dhe atë çfarë po ndodhë në të vërtetën me popullin e Jemenit.
Në këtë konferencë janë të pranishëm edhe disa deputet të Parlamentit Islamik të Iranit dhe funksionarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Arabia Saudite që nga viti 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur një bllokadë të hekur ndaj popullit të këtij vendi. OKB në raportet e saj vazhdimisht ka theksuar se lufta në Jemen përbën krizën më të keqe njerëzor në botë gjatë 3 viteve të fundit.