Ajetullah Araki: Uniteti është identitet i shoqërisë islame
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83215-ajetullah_araki_uniteti_është_identitet_i_shoqërisë_islame
Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhhebeve Islame deklaroi se uniteti për shoqërinë islame është një çështje fondamentale dhe përbën identitetin e shoqërisë islame.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 23, 2018 10:19 Europe/Tirane
  • Ajetullah Araki: Uniteti është identitet i shoqërisë islame

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhhebeve Islame deklaroi se uniteti për shoqërinë islame është një çështje fondamentale dhe përbën identitetin e shoqërisë islame.

Ajetullah Mohsen Araki gjatë fjalës së tij para namazit të së premtes sot në Teheran me rastin e organizimit të sesionit të 32-të të konferencës ndërkombëtare për unitetin islamik në Teheran, deklaroi: “Java e Unitetit këtë vit është një çështje themelore. Sot, si rezultat i unitetit të shoqërisë islame, populli i Iranit me unitet dhe nënshtrim para urdhrave të Zotit, ka arritur në një fuqi të madhe”.

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhhebeve Islame vuri në dukje 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe shtoi: “Sot, e gjithë bota pohon se fuqia e Amerikës po shkon drejt dekadencës dhe shpresojmë që me fillimin e dekadës së pestë të Revolucionit Islamik të Iranit gjatë kësaj dekade të merr fund hegjemonia e Amerikës në të gjithë botën”.