Cila ushtri është më e fortë: E Iranit apo e Izraelit?
Irani qëndron përpara Izraelit në renditjen e ushtrive më të fuqishme në botë. Renditja globale e "Global Fire Power" renditi ushtritë Botërore në 2018.
Ndryshe nga renditjet e tjera, kjo renditje krahason ushtritë jo vetëm me numrin e tankeve dhe avionëve, por edhe në lidhje me numrin e personelit, rezervave, buxheteve ushtarake, burimeve natyrore dhe infrastrukturës industriale. Armët bërthamore nuk merren në konsideratë, por vendet me armë të tilla marrin më shumë pikë. Po ashtu do të merret në konsideratë anëtarësimi në aleanca ushtarake (kryesisht në NATO) dhe stabiliteti financiar dhe qëndrueshmëria e buxhetit të shteteve. Shtetet e Bashkuara renditen të parat në këtë renditje më pas vijnë Rusia, Kina, India, Franca, Britania, Koreja e Jugut, Japonia, Turqia dhe Gjermania. Irani renditet i 13 në renditje dhe Izraeli është në pozitën e 16. Italia, Egjipti, Brazili, Indonezia janë midis 15 vendeve me ushtri superiore. Vlen të theksohet se Izraeli u rendit i 15-ti në renditje vitin e kaluar, duke e përmbysur për një vend këtë vit. Sipas të dhënave, në Ushtrinë Amerikane janë rreth 2 milionë persona aktivë dhe rezervë. Ushtria amerikane ka 6,000 tanke dhe mbi 13,000 avionë - 2,000 avionë luftarakë. Ushtria amerikane ka 415 anije luftarake. Buxheti i mbrojtjes i SHBA vlerësohet të jetë 647 miliardë dollarë. Ushtria ruse ka 3 milion e gjysmë ushtarë. Forcat e Armatosura Ruse kanë 4,000 avionë, më shumë se 20,000 tanke dhe 352 anije luftarake. Buxheti i mbrojtjes i Rusisë është 47 miliardë dollarë. Ushtria kineze ka 2 milionë e gjysmë ushtarë dhe numri i avionëve është mbi 3,000, kurse numri i tankeve është 7,500. Ushtria kineze ka 714 anije luftarake. Buxheti i mbrojtjes i Kinës është 151 miliardë dollarë.